Në dosjen e SPAK-ut, të dorëzuar për gjykim në GJKKO për organizatën kriminale të drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, dalin në pah milionat e eurove që groposeshin në Shqipëri.
Fotot e shkëmbyera në aplikacionet e enkriptuara Sky ECC, EncroChat dhe Exclu tregojnë paletat me euro që vinin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Trafikantët shprehin shqetësimin se po u prishen makineritë e numërimit të parave për shkak të sasisë së madhe të eurove.
Në biseda zbulohen edhe lingotat e arit, ku janë investuar milionat e eurove të përfituara nga “lumi i kokainës”, si dhe diskutime për groposjen e parave pranë rrënjëve të ullinjve.
SPAK thotë se kjo organizatë ka trafikuar rreth 60 tonë kokainë nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës, me një vlerë prej qindra milionë eurosh.
Madje, ata bashkëpunonin edhe me dy shtetas uruguaianë, të arrestuar nga DEA amerikane dhe të ekstraduar në SHBA, Sebastian Cabrera dhe Federico Santoro



