Armend Murseli, i ftuar në emisionin Debat me Fakte në portalin informativ FaktiDitor, foli për
mosrespektimin e gjuhës shqipe në Komunën e Butelit.
Ai deklaroi se shqiptarët në këtë komunë nuk përbëjnë as 10 dhe as 20 për qind të popullsisë,
por, sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, përbëjnë 38.3 për qind.
Murseli theksoi se gjatë pesë viteve të fundit numri i shqiptarëve në Komunën e Butelit është
rritur ndjeshëm. Sipas tij, bazuar në atë që vërehet në terren, aktualisht shqiptarët përbëjnë
mbi 50 për qind të popullsisë së kësaj komune./ Faktiditor.info /



