Armend Murseli, këshilltar i BDI-së në Komunën e Butelit, i ftuar në emisionin Debat me Fakte, ka folur për përfaqësimin e shqiptarëve në administratën komunale të kësaj komune, duke ngritur shqetësime për nivelin e ulët të përfaqësimit të tyre.
Murseli deklaroi se nga gjithsej 56 të punësuar në administratën komunale, vetëm 7 janë shqiptarë.
Sipas tij, gjatë pesë viteve të fundit, që nga marrja e mandatit nga kryetari aktual i komunës, vetëm një shqiptar është punësuar me vendim, ndërsa 17 vendime të tjera punësimi u janë dhënë qytetarëve maqedonas.
Ai gjithashtu theksoi se nga 12 njësi udhëheqëse në administratën komunale, vetëm njëra drejtohet nga një shqiptar.



