Një rast i dhunës në familje është raportuar në rrethinën e Strugës, ku një 38-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij në shtëpinë familjare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër J.B. (38), nga fshati Borovec, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „lëndim trupor“.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 2 nëntor 2026, në banesën familjare, ku 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.
Autoritetet kanë ndërmarrë procedurat përkatëse, ndërsa ndaj të dyshuarit është paraqitur kallëzim penal për veprën që i ngarkohet.
62-vjeçari sulmon fizikisht një person në zyrën e avokatit në Gostivar, ngrihet kallëzim penal!


