Kush është mashkulli misterioz krah Ana Kabashit?

Këngëtarja Ana Kabashi shquhet si një femër tejet joshëse. Zemrat e ndjekësve ka arritur t’i pushtonte që kur u bë pjesë e reality show “BBVK1”.

Në rrjetet sociale kemi pasur rastin të shihnim gjëra të bukura, por kjo e fundit mori vëmendje të madhe, shkruan Indeksonline.

Stefan quhet mashkulli i cili ndau në Instastory një video me Anën ku shihen në momente të bukura bashkë.

Krahas videos ai shkroi: “Mikja ime a po shkojmë këtë verë në Mykonos”.

“POOO” ishte përgjigjja e këngëtares.

Me këtë la të kuptohet që dyshja kanë raporte të forta miqësore.