Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Nichi dhe Akili ka kohë që janë përfshirë në debate të nxehta mes tyre.
Krisja e raporteve mes dyshes së shtëpisë më të famshme është vërejtur gjatë komunikimeve që kanë pasur për këto ditë.
Përmbledhja e këtyre debateve është transmetuar në Prime-in e gjashtë, ku Nichi dhe Akili kanë përcjellë përplasjet e tyre në shtëpi.



