Kylie Jenner shkëlqen me fustan vintage në krah të Timothee Chalamet, por në të njëjtën ceremoni shfaqet edhe ish-i Travis Scott

Kylie Jenner shfaqet me fustan vintage në krah të Timothee Chalamet, por në të njëjtin event ishte edhe ish-partneri Travis Scott

Kylie Jenner u shfaq me një fustan të artë vintage nga Roberto Cavalli, teksa iu bashkua të dashurit të saj, Timothee Chalamet, në ceremoninë e Governors Awards 2026, në Hollywood.

Ylli 29-vjeçar nuk parakaloi në tapetin e kuq, por ndau në Instagram një fotografi të veshjes së saj, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Chalamet u shfaq fillimisht i vetëm para fotografëve, ndërsa më vonë çifti u pa së bashku brenda eventit, madje duke mbajtur duart.

Megjithatë, mbrëmja kishte edhe një tjetër detaj interesant. Në të njëjtin event ishte i pranishëm edhe ish-partneri i Kylie-t, reperi Travis Scott, me të cilin ajo ka dy fëmijë, Stormi dhe Aire.

Kështu, Kylie dhe Timothée rrezikuan të përballeshin me babanë e fëmijëve të saj gjatë ceremonisë.

Fustani i Kylie-t ishte një krijim vintage, që theksonte siluetën e saj dhe kishte një bisht të gjatë.

Ajo e kompletoi pamjen me flokë të gjatë të zinj, ndërsa Timothée zgjodhi një kostum klasik të zi me papion.