As sot Haxhi Avdyli nuk i bashkohet VV-së në seancën për presidentin

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, edhe sot nuk ka marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur për zgjedhjen e presidentit.

Mungesa e tij vjen edhe pas mospranisë në seancën e një dite më parë, ku gjithashtu ishte në rend dite votimi për shefin e shtetit, raporton Klankosova.tv.

Procesi për zgjedhjen e presidentit po zhvillohet në një situatë të ndjeshme politike, ndërsa afati kushtetues për përmbylljen e këtij procesi përfundon sonte në mesnatë, në orën 00:00.

By admin