Burri i Albulena Haxhiut fyen Vjosa Osmanin: Fotoja e Rugovës në sfond nuk e mbulon tradhtinë ndaj votuesve

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i ka dal punë edhe me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Ai e ka quajtur Osmanin “tradhtare” të votuesve.

Duke e komentuar videon e fundit të Osmanit, e cila është shfaqur me një fotografi të Ibrahim Rugoves në sfond, ai ka thënë se as kjo foto nuk e mbulon tradhtinë ndaj votueseve.

“Fotoja e Rugovës në sfond nuk e mbulon tradhtinë ndaj votuesve dhe mbështetësve”, ka shkruar ai.

By admin7