Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi këtë të mërkurë planet për të publikuar dosjet në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara, të njohura edhe si UFO.
Ndërsa fliste me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se kjo do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
“Do të publikojmë sa më shumë që të jetë e mundur në të ardhmen e afërt. Mendoj se disa prej tyre do të jenë mjaft interesante”,-deklaroi Trump.
Megjithatë, presidenti amerikan nuk e ndau datën e saktë të publikimit ose se sa të dhëna do të publikoheshin.

