Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në deponinë e mbeturinave në zonën e Vizbegut, në periferi të Shkupi, duke krijuar një re të dendur tymi të zi që është parë nga kilometra larg,raporton Faktiditor.info
Sipas dëshmitarëve, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve të ndezshme dhe erës, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës përreth, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Ende nuk ka informacione zyrtare për shkaqet e zjarrit, por dyshohet se bëhet fjalë për djegie të pakontrolluar të mbeturinave.
Njësitë zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërkohë që autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të mbajnë dritaret e mbyllura për shkak të ndotjes së ajrit.
Ky nuk është rasti i parë i zjarreve në këtë deponi, e cila prej kohësh konsiderohet si një problem serioz për mjedisin dhe shëndetin publik në kryeqytet. /Faktiditor.info/

