Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje, sa i përket zgjedhjes së presidentit.
Abdixhiku ka thënë se bisedimet janë mbyllur tashmë dhe se nuk do të kenë takime me Kurtin, për këtë çështje..
“Siç e dini në 53 ditë të afatit kushtetues, kam treguar gatishmëri në emër të LDK-së, për të gjetur zgjidhje, për çështjen e presidentit dhe stabilitetit institucional. Me keqardhje e them se këtë zgjidhje s’kemi mundur ta gjejmë. Nga ky moment e tutje, i konsiderojmë bisedimet e mbyllura, pa zgjidhje për çështjen e presidentit”, tha Abdixhiku.


