Manchester City e ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Arsenalit në garën për titull në Premierligë, duke i mbajtur gjallë shpresat për triumf në fund.
Pas ndeshjes, Guardiola u shpreh i kënaqur me paraqitjen dhe spektaklin që e ofruan dy skuadrat, shkruan “Gazeta Express”.
“Ishte një ndeshje e bukur, një reklamë shumë e mirë për Premier League.”
Trajneri i Cityt theksoi se titulli mbetet i arritshëm, por kërkoi përqendrim maksimal në fazën vendimtare të sezonit:
“Sigurisht që është i mundur (titulli), por duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës.”
Ai shtoi se gjithçka mbetet e hapur dhe skuadra e tij duhet të ruajë nivelin:
“E kemi bërë një hap të mirë, por ende nuk kemi arritur asgjë. Duhet vazhdimësi.”
Fitorja ndaj Arsenalit e ka rikthyer Manchester Cityn fuqishëm në garën për titull, duke e rritur presionin ndaj londinezëve në javët e fundit të sezonit, ku çdo ndeshje pritet të jetë vendimtare.



