Aksident fatal në Zvicër: 38-vjeçari vdes pas përplasjes së fuqishme me kamion

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur të mërkurën pasdite në zonën e Dippishausenit, në kantonin Thurgau të Zvicrëstransmeton faktiditor.info

Sipas njoftimit të Policisë Kantonale të Thurgaut, rreth orës 13:45 një shofer kamioni 62-vjeçar po lëvizte në rrugën Bodanstrasse në drejtim të Kreuzlingenit. Në të njëjtën kohë, një makinë po qarkullonte në drejtimin e kundërt.

Për arsye që ende nuk janë sqaruar, makina ka kaluar në korsinë e kundërt, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme ballore me kamionin. Si pasojë e aksidentit, shoferi i makinës pësoi lëndime fatale dhe humbi jetën në vendngjarje.

Shoferi i kamionit nuk u lëndua nga aksidenti.

Fillimisht identiteti i viktimës nuk mund të konfirmohej plotësisht. Të premten, Policia Kantonale e Thurgaut bëri të ditur se bëhet fjalë për një shtetas gjerman 38-vjeçar, banues në kantonin St. Gallen.

Në vendin e ngjarjes intervenuan ekipet e emergjencës, ndërsa njësia e mjekësisë ligjore e Policisë Kantonale të Thurgaut nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të siguruar provat e nevojshme.

Për shkak të hetimeve dhe operacionit të largimit të automjeteve të aksidentuara, rruga Bodanstrasse mbeti e mbyllur për disa orë. Trafiku u devijua nga shërbimet zjarrfikëse të Kreuzlingenit dhe Kemmentalit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota që çuan në këtë aksident tragjik.

By admin