Rrahmani: Me këtë rezultat VV-së i takon vetëm kryeparlamentari, jo qeveria dhe presidenca

Kandidati i PDK-së për deputet, Eman Rrahmani, ka komentuar rezultatin preleminar të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai ka bërë me dije se me këtë rezultat VV-së i takon vetëm posti i Kryetarit të Kuvendit, në asnjë mënyrë qeveria dhe presidenca.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se qytetarët e shpëtuan Kosovën nga një e keqe.

“Qytetari e shpëtoi Kosovën nga autoritarizimi. Albin Kurti nuk mund ta zgjedhë as Kryetarin e Kuvendit, as Kryeministrin, e lëre më Presidentin. Pas këtij rezultati, Albin Kurtit i takon vetëm posti i Kryetarit të Kuvendit, në asnjë mënyrë qeveria dhe presidenca. Kosova shpëtoi nga rreziku që të hynte në radhën e vendeve ku rezultatet e zgjedhjeve të kontestuara ose jo plotësisht të lira kalojnë shpesh mbi 60%, si: Rusia, Bjellorusia, Azerbajxhani, Ruanda, Kazakistani. Madje, këto zgjedhje nuk kanë qenë as të barabarta dhe as të ndershme. Pushteti ka keqpërdorur gjithçka, nga buxheti i shtetit deri te secili mekanizëm shtetërorë, për të ndikuar në procesin zgjedhor”, ka shkruar ai.

By admin7