Aksident i rëndë në Debresh, dy të mitur lëndohen rëndë me katërcikël

MPB njofton se më 1 gusht 2026, rreth orës 22:06, Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacion në Gostivar është njoftuar nga Qendra Mjekësore e Gostivarit se janë pranuar dy persona të lënduar nga një aksident trafiku.

Policia ka konstatuar se aksidenti ka ndodhur në fshatin Debresh, pranë shkollës fillore, ku një katërçikël pa targa, i drejtuar nga një 14-vjeçar nga fshati Çegran, me një 13-vjeçar nga Debreshi si pasagjer, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, të dy të miturit kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi i SPB Gostivar.

By admin7