Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Ohër–Shën Naum.
Sipas informacioneve të para, një veturë ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë, duke e rrëzuar atë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme në automjet, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten ende të paqarta.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare për numrin e personave të përfshirë në aksident, gjendjen e tyre shëndetësore apo shkaqet që çuan në këtë ngjarje.
Autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje pasi të përfundojnë hetimet në vendin e ngjarjes.
Tetovasot do ta ndjekë rastin dhe do t’ju informojë sapo të publikohen të dhëna të reja.



