Hamza i çon letër Kurtit: Ti konstituoje kuvendin, PDK-ja qëndron në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka shkruar letër atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke refuzuar sërish një takim me të.

Në letrën e siguruar nga IndeksOnline, Hamza arsyeton refuzimin e takimit dhe bashkimit në një bashkëpunim me LVV-në, për shkak të “dallimeve programore dhe konceptuale”.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë i hapur në datën 10 korrik 2026 dhe në përfundimin e tyre më 3 gusht 2026. Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve”, shkruhet në letrën që Hamza e nisi në adresën e LVV-së.

Kreu i PDK-së i kërkoi Kurtit që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Nga ju kërkojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja”.

Hamza u zotua se Partia Demokratike e Kosovës do të japë kontributin e saj për Kushtetutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës./IndeksOnline/

By admin7