Aksident tragjik në Kroaci, katër persona humbin jetën – një i lënduar rëndë

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot rreth orës 12:25 në rrugën anësore veriore të Viroviticës, në Kroaci.

Sipas mediave kroate, në vendngjarje u angazhua edhe një helikopter emergjent për transportimin e njërit prej të lënduarve, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Personi tjetër i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Viroviticës.

Autoritetet kroate kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Hetimi po udhëhiqet nga Zëvendës Prokurori i Shtetit i Qarkut nga Bjelovari.

Sipas informacioneve paraprake, njëra nga automjetet e përfshira në aksident kishte targa të Zagrebit. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet që autoritetet të dalin me detaje shtesë pas përfundimit të hetimeve.

By admin