Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Penuhë të Podujevës, ku është përfshirë një kamion, si pasojë e të cilit ngarkesa që transportonte ka rënë në rrugë.
Për shkak të incidentit, komunikacioni në këtë segment rrugor është bllokuar përkohësisht.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse për të menaxhuar situatën dhe për të larguar ngarkesën nga rruga.
Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa shkaqet që çuan deri te aksidenti ende nuk janë bërë të ditura.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga aksidenti./IndeksOnline/



