Como merr vendim historik: ndalon goditjet me kokë në akademi pas këshillave të Raphael Varane

Klubi italian Como ka marrë një vendim të veçantë për akademinë e tij, duke u bërë klubi i parë që ndalon goditjet me kokë në grupmoshat më të reja të akademisë.

Vendimi është marrë pas udhëzimeve dhe rekomandimeve të ish-mbrojtësit francez, Raphael Varane, i cili prej kohësh ka ngritur shqetësime për ndikimin që goditjet e shpeshta me kokë mund të kenë në shëndetin afatgjatë të futbollistëve, shkruan Indeksonline

Como do të aplikojë këtë masë për grupmoshat më të reja, me synimin për të mbrojtur zhvillimin fizik dhe shëndetin e lojtarëve të rinj.

Studime të ndryshme kanë treguar se ish-mbrojtësit, të cilët gjatë karrierës përballen më shpesh me duele ajrore dhe goditje me kokë, kanë një rrezik më të lartë për sëmundje neurodegjenerative krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë.

Sipas disa hulumtimeve, ish-futbollistët që kanë luajtur në pozitën e mbrojtësit janë rreth pesë herë më të rrezikuar nga këto sëmundje.

Raphael Varane, i cili u tërhoq nga futbolli aktiv në moshën 31-vjeçare, ka theksuar më herët nevojën që futbolli të ndërmarrë masa për të zvogëluar rreziqet shëndetësore, veçanërisht te lojtarët e rinj.//Indeksonline//

By admin4