Një mjet shpërthyes është hedhur në afërsi të Kuvendit të Kosovës, në kohën kur po zhvillohej seanca plenare për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke vendosur perimetrin e sigurisë dhe duke nisur hetimet për të identifikuar natyrën e mjetit dhe rrethanat e incidentit.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë në vijim.

