Tentativat e minutës së fundit, opozita s’merr pjesë në seancë për zgjedhjen e presidetit

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje sërish deputetëve të partive opozitare të marrin pjesë në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit.

Haxhiu tha se do të presin deri në orën 24:00 nëse të njëjtit do të vendosin të kthehen në sallë.

Në këtë orë edhe përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Salla e seancave plenare e Kuvendit vazhdon të mbetet e zbrazët te ulëset e partive opozitare.

Në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, vendi shkon me automatizëm në zgjedhje të parakohshme.

By admin1