Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ndryshon emrin, nga sot njihet Lidhja Shqiptare

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës edhe zyrtarisht prej sot do të njihet si Lidhja Shqiptare. Në Kongresin e pestë të partisë, me 713 vota për, Sela u rizgjodh në krye të saj. Duke folur për ata që tradhtuan besimin e tij në parti, Sela tha se nuk do të jenë më peng i vulave dh vendimeve gjyqësore. Nga foltorja, ai hodhi poshtë mundësinë e bërjes pjesë e qeverisë.

“Ka edhe deklarata të tipit që janë mbyll dyert, janë bërë dyert, etj., etj. Të mos gënjejnë. Sepse dyert e turpit kurrë nuk mbyllen. Ajo derë, është derë turpi. Në atë derë lidhja shqiptare, deputetët e saj, nuk hynë”, Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare.

Reklame

Sipas Selës, temat etnike nuk ka të drejtë t’i mbyllë askush dhe nuk do të lejojnë majorizim kur të jenë në pyetje çështjet etnike.

“Thonë deri kur me gjuhën shqipe? Deri sa ka tendenca për t’u shkel e njëjta, deri sa nuk do të pushojë që të llogaritet si gjuhë e dorës së dytë. Por, edhe më tej, edhe pasi të bëhet e barabartë më Kushtetutë do të vazhdojmë që të flasim për gjuhën dhe ta mbrojmë gjuhën sepse është identiteti ynë. Badenter në Gjykatën Kushtetuese. Çdo ligj që votohet me Badenter në Kuvend njësoj të merret vendim edhe në Gjyaktën Kushtetuese. Vetëm në këtë formë do të kemi garancë që ligjet që marrin vite për t’u votuar nuk do të rrëzohen me një vendim në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Ziadin Sela, Kryetar i Lidhjes Shqiptare.

Sela kërkoi ndryshime kushtetuese, duke thënë se partia e tij ka qenë gjithmonë pro integrimit të vendit në BE./Alsat.mk.

By admin7