Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e përshkroi takimin me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, si “takim vllazëror.”
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb. Bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk është zgjedhje, por detyrë kombëtare,” deklaroi Kurti.
Sipas tij, bisedimet përfshinin bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe integrimin euro-atlantik të të dy vendeve.


