Alarm për VLEN-in: BDI dyfishon epërsinë në anketën e re?!

Një anketë e realizuar për nevojat e National Democratic Institute tregon se VMRO-DPMNE vazhdon të jetë forca më e madhe politike në vend me 22 për qind të mbështetjes qytetare, e ndjekur nga LSDM me 10.2 për qind.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e tërheq raporti i forcave në kampin politik shqiptar. Sipas rezultateve të anketës, Bashkimi Demokratik për Integrim gëzon mbështetje prej 8.2 për qind, ndërsa koalicioni VLEN vetëm 5.1 për qind, duke e lënë BDI-në dukshëm përpara rivalit të saj politik.

Anketa evidenton gjithashtu se Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari mbështetet nga 1.8 për qind e të anketuarve, ndërsa krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela regjistron 0.2 për qind.

Nga partitë maqedonase më të vogla, Levica matet me 4.3 për qind, ndërsa ZNAM me 4.1 për qind.

Nëse trendi i kësaj ankete konfirmohet edhe në matjet e ardhshme, ai sugjeron se BDI vazhdon të mbetet subjekti dominues në bllokun politik shqiptar, pavarësisht kalimit në opozitë, ndërsa VLEN ende nuk po arrin të përfitojë plotësisht nga pozita e saj në pushtet.

By admin