Është e pamundur të gjesh fjalë për këtë”, shkroi Grande në Instagram pas performancës. “Pra, për tani: faleminderit. Nga thellësia e zemrës sime. Ju dua më shumë sesa mund të përshkruajnë fjalët. Dhe më keni munguar”!
Këngëtarja 32-vjeçare, Ariana Grande, është përqendruar kryesisht në karrierën e saj si aktore vitet e fundit, transmeton Indeksonline.
Për shembull, ajo luajti rolin e Glindës në versionin filmik të Wicked . Grande gjithashtu publikoi albumin e saj Eternal Sunshine në vitin 2024 .
Performanca në Oakland ishte nata e parë e një serie koncertesh që Grande do të japë këtë muaj. Tifozët iu përgjigjën masivisht mesazhit të saj, duke folur për një rikthim emocional në skenë.
Këngëtarja dhe mikesha e saj Demi Lovato reagoi në mënyrë të ngjashme: “Mezi pres ta dëshmoj këtë magji”.

