Arifi ngre alarmin: Komuna e Tetovës po përgatit rritjen e çmimit të mbeturinave

Këshilltari i Iniciativës qytetare “Më mirë për Tetovën” Agron Arifi, ka paralajmëruar se në seancën e rradhës të këshillit të komunës së Tetovës do të ketë pikë të rendit për rritjen e çmimit të mbeturinave,raporton Faktiditor.info
Propozimi për çmimore të reja si për persona fizik ashtu edhe juridik është pranuar dhe parashihet që shërbimet të rritet 30% për shtëpi dhe banesa dhe 50% për biznese me çka dëmtohet drejtpërdrejt buxheti i tetovarëve.

Arifi ka thënë se ky është rreziku që i kanoset qytetarëve. “Kur komuna lidhë marrëveshje publike-private. Kjo është kur komuna nuk është e aftë të ofrojë shërbime të duara dhe të jetë në shërbim të qytetarëve dhe i ikën përgjegjesisë”, ka deklaruar Arifi.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë këshilltarëve të komunës së tetovës që të mos e mbështesin këtë propozim që prek direkt xhepin e tetovarëve. /Faktiditor.info/

By admin7