New York Post: Sorosi dhe Clooney heshtin pas shpërthimit të skandalit të financimeve të dyshimta

Donatorë të mëdhenj të SouthernPovertyLawCenter, përfshirë Clooney-in dhe Soros-in, nuk kanë reaguar ndaj akuzave se organizata ka kanalizuar më shumë se 3 milionë dollarë drejt grupeve të urrejtjes që pretendonte se i luftonte.

SPLC u akuzua të mërkurën për mashtrim elektronik, mashtrim bankar dhe pastrim parash, pasi dyshohet se ka financuar të paktën tetë drejtues dhe anëtarë të grupeve ekstremiste, pa dijeninë e donatorëve të saj të pasur.

Fondacionet e Clooney-t dhe Soros-it, së bashku me MGM Resorts dhe mbështetës të tjerë të njohur, nuk kanë komentuar për aktakuzën e Departamentit të Drejtësisë.

Ata gjithashtu kanë injoruar kërkesat e medias për koment mbi këtë çështje, ku prokurorët federalë pretendojnë se persona nga këto grupe ekstremiste, të paguar nga organizata, kanë ndihmuar në përhapjen e përmbajtjeve të urrejtjes.

Shumë nga donatorët e SPLC-së, përfshirë fondacionin e Clooney-t, ish-CEO i Apple Tim Cook dhe JPMorgan, premtuan mbështetje pas përplasjeve në tubimin supremacist të bardhë “Unite the Right” në vitin 2017 në Virxhinia, ku humbi jetën një protestues.

Donatorët nuk e dinin se SPLC dyshohet se po i dërgonte para njërit prej personave të përfshirë në organizimin e këtij tubimi, sipas aktakuzës së Departamentit të Drejtësisë.

Donatorë të tjerë të njohur të SPLC-së përfshijnë OpenSocietyFoundations të Soros-it, OpenAI dhe Chick-fil-A.

Chick-fil-A, që ishte kritikuar nga grupe të krishtera për një donacion në vitin 2017 për SPLC-në, reagoi për këtë çështje, duke thënë se përmendja e tyre lidhet me një donacion të vetëm prej 2500 dollarësh, bërë gati 10 vite më parë me kërkesë të një ish-anëtari të bordit këshillues, dhe se kompania nuk ka lidhje apo mbështetje aktuale për këtë organizatë.

Departamenti i Drejtësisë pretendon se organizata ka mashtruar si donatorët ashtu edhe autoritetet, duke paguar agjentë të fshehtë që supozohej të mblidhnin informacion dhe të depërtonin në grupe si Ku Klux Klan, AryanNations dhe National Socialist PartyofAmericanNazis.

Megjithatë, shumat e mëdha të parave të përdorura për këto aktivitete kanë bërë që disa aktivistë të të drejtave civile të dyshojnë për motivet e vërteta.

Për shembull, organizata i ka paguar rreth 270,000 dollarë gjatë tetë viteve një lideri të “Unite the Right”, i përfshirë drejtpërdrejt në organizimin e tubimit në Charlottesville, ku pjesëmarrësit brohorisnin slogane raciste dhe mbanin flamuj nazistë.

Ndër kritikët janë aktivistë si BobWoodson, 89 vjeç, dhe Curtis T. HillJr., ish-prokuror i përgjithshëm i Indianës./ NewYork Post – Syri.net/

By admin5