Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Policia ka arrestuar 19-vjeçarin me inicialet M.B nga fshati Bojanë e Komunës së Sarajit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”, i cili të premtën me armë zjarri ka vrarë një 18-vjeçar me inicialet B.D, nga po i njëjti fshat.
GOCE ANDREVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË
“Zyrtarët policor të Sektorit për Punë të Brendshme të Shkupit, arrestuan 19 vjeçarin M.B nga fshati Bojan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje, sipas nenit 123 të Kodit Penal. Më parë, babai i tij I.B. kishte telefonuar në numrin e emergjencën 112 dhe kishte raportuar se M.B, i kishte pranuar atij se më 15 maj të këtij viti, në pyllin në rrethinën e Sarajit, ai me pistoletë kishte qëlluar dhe vrarë 18 vjeçarin B.D nga Bojana”.
Sipas MPB-së, policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa janë gjetur edhe trupi i viktimës dhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Pas dokumentimit të rastit, nga MPB njoftojnë se ndaj M.B. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.


