Ish-kryeministri dhe themeluesi i VMRO-DPMNE, Ljubço Georgievski, doli me vlerësime të ashpra dhe provokuese për matricën identitare dhe gjeopolitike të shoqërisë së sotme maqedonase.
Në deklaratën e tij më të re, ai paralajmëron për, sipas tij, serbizimin e plotë të popullit maqedonas në disa fusha shoqërore, raportoi VESTIMAK.mk.
Georgievski mendon se pjesa më e madhe e maqedonasve të sotëm tashmë kanë përvetësuar një matricë të huaj kulturore dhe politike, edhe pse formalisht ende e mbajnë emrin maqedonas.
“Tashmë pjesa më e madhe e maqedonasve – nëse quhen maqedonas – mendojnë si serbë dhe jetojnë si serbë. Pikëpamja e tyre për historinë, për gjeopolitikën, pa përmendur kulturën dhe artin, është serbe. Thjesht, ata vuajnë nga fakti që ende quhen maqedonas”, thotë Georgievski.
Si figurë kyçe në procesin e pavarësimit të shtetit, ai ndjen detyrim të flasë publikisht për këto procese, duke kritikuar pasivitetin e vetëshpallur “mbrojtës të interesit kombëtar”.
Georgievski thekson se reagimi i tij vjen nga pozita e një njeriu që ka vendosur themelet e shtetit modern dhe të pavarur.
Kjo deklaratë e Georgievskit pritet të shkaktojë reagime dhe debate të forta në publik, duke qenë se prek drejtpërdrejt çështjet e identitetit bashkëkohor maqedonas dhe ndikimeve kulturore e gjeopolitike të jashtme në vend. (vestimak)


