Një ngjarje e papritur ka tronditur opinionin sportiv në prag të Kupës së Botës 2026. Ish-mbrojtësi i Brazilit, kampion bote në vitin 1994 dhe ish-futbollisti i Real Madridit, Ricardo Rocha, është arrestuar në Rio de Janeiro teksa po përgatitej të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara.
Sipas mediave braziliane, 63-vjeçari u ndalua nga autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar “Tom Jobim”, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti civil nga Gjykata e Familjes në Fortaleza.
Raportohet se arrestimi lidhet me një detyrim të papaguar për alimentacion në vlerë prej 2,414.57 realësh brazilianë, ekuivalent me rreth 348 funte britanike. Rocha pritej të ishte pjesë e ekipit të analistëve televizivë për mbulimin e Kupës së Botës 2026 në SHBA, por planet e tij u ndërprenë papritur nga ndërhyrja e policisë.
Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në Brazil, pasi bëhet fjalë për një nga emrat e njohur të futbollit brazilian, i cili ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin botëror në vitin 1994. /Faktiditor.info/

