Termet në Maqedoni! Tërmeti zgjon banorët e Ohrit dhe Strugës në orët e para të mëngjesit

Një tërmet ka tronditur rajonin e Ohrit në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, duke u ndjerë nga shumë banorë të zonës.

Sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, tërmeti me magnitudë 3 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në orën 05:36.

Epiqendra e lëkundjeve ishte në zonën Peshtani–Ohër–Strugë, ndërsa dridhjet janë ndjerë nga qytetarët në Ohër dhe Strugë.

Fatmirësisht, deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet po vazhdojnë monitorimin e situatës, ndërsa sizmologët theksojnë se lëkundje të tilla janë të zakonshme për këtë rajon. /Faktiditor.info/

By admin