Moti sot, pas vapës vijnë stuhi, reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta Teksti:

Pas një mëngjesi me diell dhe temperatura të larta, moti pritet të ndryshojë ndjeshëm gjatë orëve të pasdites. Meteorologët paralajmërojnë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme që mund të sjellin reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta.

Sipas Departamentit Meteorologjik, energjia dhe lagështia e lartë në atmosferë krijojnë kushte për mot të paqëndrueshëm në shumë zona të vendit. Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë pasdites, veçanërisht në zonat ku priten stuhi lokale.

Ndërkohë, dita e premte pritet të sjellë përkeqësim të mëtejshëm të kushteve atmosferike. Reshjet do të jenë më intensive, ndërsa në disa rajone mund të ketë stuhi të shoqëruara me breshër. Meteorologët njoftojnë gjithashtu rënie të temperaturave me disa gradë.

Nga e premtja do të fryjë edhe erë e fortë nga veriperëndimi, e cila në momente të caktuara mund të arrijë intensitet të lartë, veçanërisht përgjatë luginës së lumit Vardar. /Faktiditor.info/

By admin