Policia e Tetovës ka arrestuar një të mitur 16-vjeçar nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në xhami gjatë dy javëve të fundit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se arrestimi është bërë dje rreth orës 18:00 nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë, për shkak të dyshimeve për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Sipas MPB-së, i mituri dyshohet se ka vjedhur në disa xhami në Tetovë, ndërsa rasti i fundit ka ndodhur në një xhami në rrugën “176”, ku me forcë ka thyer arkën metalike të donacioneve dhe ka marrë para.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.


