“Kurti qëllimisht po çon sinjale në Hagë kinse shoqëria kosovare nuk i do çlirimtarët”

Shkruan: Valon SYla
Albin Kurti qëllimisht po çon sinjale te orkestrume në Hagë kishe shoqëria Kosovare nuk i do çlirimtarët.

1. Njê deputet i Kosovës qê pahiri nuk është i VV’sê, kêrkon burg të përjetshem per Thaçin.
2. Gruaja e një të akuzuari e cila nuk del nê protestë për bashkëshortin e vet, e cila poashtu pahiri nuk është nê VV.
3. Deklaratat dhe provokimet e komandantëve nga Matoshi e tjerë dhe dërgimi i policisë speciale ne Drenicë për te provokuar revoltë.
4. Sulmi i fëmijëve të UÇK’së, sharja edhe ditën e dasmës dhe deri tash te krahasimi i Haradinajt me Radoiçicin nga njerëz jo pahiri të VV’së e ku me ditë çfare strukturave…
5. Shpifje dhe akuza te paqena prej gazetarêve Xhymshita per UÇK qe pahiri nuk janë mbështetës të VV’se, qe i demantojnë edhe diplomate amerikanë.
6. Ministre e Jashtme e Shtetit si Gërvalla qe haptas e sulmon UCK dhe aludon per krime haptas ne emer te diplomacise se Kosovës.
7. Qeveri qe ja u ndalë finacat si Albulena Haxhiu.
8. E plotë raste e komente tjera deri te quajtja e gjeneralêve të UCK se jane me Serbi.

Reklame

Të gjitha këto bëhen para vendimit final në Hagê pêr te krijuar nje realitet artificial se kishe Kosova nuk i do ata që gjykihen atje nê Hagë dhe nga të gjitha strukturat shoqërore te vendit shahen… kjo eshte taktika dhe qellimi i Albin Kurtit prej momentit kur edhe shkroi kolumnen e famshme “Shko në Hagê Hashim” që bêhen per te krijuar atmosferë për denimin e tyrenga Gjykata Speciale. Sepse keshtu Kurti mendon se e mban pushtetin në Kosovê dhe ska fije respekti për histotonë, luftën, çlirimin e të vërtetën.

Kjo ështe fëtyra e vërtetë e Albin Kurtit dhe VV’së qe mbështeten nga tê gjitha strukturat e bashkëpunëtorëve të regjimeve te kaluara dhe që e urrejnë kohën ma të lavdishhme e historisë, çlirimit, lirisë dhe pavarësisë, sepse vet nuk morën pjesë dhe ju iku historia para syve. Madje ishin edhe kundër, Rambujesë, Ahtisarit dhe gjithëçkafit cka u ndertua deri me sot.

Ky eshte Albin Kurti dhe dine se për çka qëndron. Keta nuk janë dhe nuk e kanë pahiri, por me qellim.

By admin1