Zyra e komunikimeve në Britani, Ofcom, ka nisur një hetim nëse Tik-Tok po dështon në mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme.
Rregullatori do të shqyrtojë nëse aplikacioni i ndarjes së videove është në përputhje me elementët e aktit të sigurisë Online, i cili është zbatuar në faza që kur u miratua në ligj në tetor 2023, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Vendimi vjen pasi një shqyrtim i Ofcom-it tha se Tik-Tok po “dështonte” të ndërmerrte hapa për të mbrojtur fëmijët “pavarësisht provave dërrmuese të dëmit” dhe publikimit të një raporti tjetër që “nxori në pah shqetësimet në lidhje me ekspozimin e fëmijëve ndaj përmbajtjes së dëmshme në Tik-Tok”.
Përveç kësaj, Ofcom-i ka thënë se disa sisteme të përdorura nga Tik-Tok për të kontrolluar moshat e përdoruesve “mund të kenë dështuar të identifikojnë saktë një pjesë të konsiderueshme të fëmijëve”.



