Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin te rrethi që lidh Rrugën A me Rrugën B.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga terreni, ku shihen ekipet dhe makineritë duke realizuar asfaltimin.
Përfundimi i kësaj rruge pritet të lehtësoj lëvizjen për qytetarët në kryeqytet.



