Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në Zvërnec, duke ngritur dyshime për praninë e automjeteve me targa serbe dhe personave që, sipas tij, kanë marrë pjesë në tubim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla publikoi pamje nga protesta dhe shtroi pyetjen se përse në një protestë që lidhet me Zvërnecin shihen automjete me targa serbe.
“Ja dhe ata që e ‘duan’ më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po këto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!”, ka shkruar Balla.
Deklarata e tij vjen në mes të debatit publik për zhvillimet dhe projektet e planifikuara në zonën e Zvërnecit, çështje që ka nxitur reagime dhe kundërshtime nga grupe të ndryshme.
Deri më tani nuk ka pasur konfirmime zyrtare lidhur me pretendimet e ngritura nga Balla për pjesëmarrësit në protestë.
BE ngre alarmin për Serbinë: Shtetësitë për rusët mund të përbëjnë rrezik sigurie për Evropën

