David dhe Victoria Beckham tërheqin sërish vëmendjen në tribunat e Kupës së Botës

Familja Beckham është rikthyer në tribuna në Kupën e Botës. David dhe Victoria Beckham po e ndjekin drejtpërdrejt ndeshjen çerekfinale midis Anglisë dhe Argjentinës sonte, të shoqëruar nga tre fëmijët e tyre – Romeo, Cruz dhe Harper.

Djali i madh, Brooklyn, nuk është as këtë herë me familjen, transmeton Indeksonline.

Prej kohësh ka pasur raportime për marrëdhënien e tij të tendosur me pjesën tjetër të familjes, prandaj ai mungon në tubime më të mëdha.

Fotot nga stadiumi tregojnë Davidin, ish-kapitenin e Anglisë, duke zgjedhur një kostum të errët, ndërsa Victoria mbërriti me një kostum të thjeshtë të bardhë.

Romeo mbante veshur një fanellë të Anglisë, Cruz një bluzë të bardhë pa mëngë dhe një kapelë të kuqe, dhe Harper një xhaketë xhins të përditshme./Indeksonline/

By admin4