Reagon sërish ish-zyrtari i sigurisë Burim Ramadani, pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Malishevës, ku një tjetër rast tragjik ka tronditur opinionin publik.
Ramadani ka rikujtuar se rreziku nga dheu i papastruar në këtë segment të autostradës është denoncuar edhe më herët, duke theksuar se problemi po përsëritet dhe po sjell pasoja fatale.
“Dheu në autostradë, duhet përgjegjësi penale! Sot, para pak minutash, një aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, afër Malishevës. Dheu i papastruar sërish rrezikon jetën e qytetarëve. Në fakt, qeveria dembele assesi s’po e mirëmban rrugën! Dhe, me gjasë, siguria e jetës së qytetarëve nuk është as në mendjen e qeveritarëve! Lutem për jetën e të aksidentuarve!” – ka deklaruar ai.
Ai thekson se mungesa e mirëmbajtjes së rrugës po kthehet në rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe kërkon që institucionet të mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar.

