Ka ndërruar jetë afaristi i njohur nga Gjilani, Gazmend Alidema, një emër i respektuar në rrethin e biznesit dhe komunitetit lokal. Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje dhe tronditje te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë.
Ngushëllime të thella ka shprehur edhe politikani Lutfi Haziri, i cili ka ndarë një mesazh emocional në kujtim të mikut të tij të ndjerë.
“Gaz, vëllaçko im, na mërzite shumë! Por, Zoti të deshi më shumë se ne. Do të kujtoj gjithmonë për një jetë besim e miqësi mes nesh. Në këtë moment të rëndë mërzie, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe farefisit. Me zemër të thyer po të them, lamtumirë vëllaçko!” – ka shkruar Haziri.
Figura e Gazmend Alidemës “Gazi” do të kujtohet për kontributin e tij në jetën afariste dhe për marrëdhëniet e afërta shoqërore që ka lënë pas.
Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

