Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën. Demokratët dhe republikanët bashkuan votat, duke miratuar projektligjin e njohur si “Ukraine Support Act”, “Akti I Mbështetjes për Ukrainën”.
Projektligji u miratua me 226 vota pro dhe 195 kunder, pasi për muaj të tërë kishte mbetur i bllokuar në Kongres.
18 Republikanë dolën nga rreshtimi i Trump duke votuar pro. Edhe një deputet i pavarur iu bashkua demokratëve dhe 18 republikaneve për të siguruar kalimin e tij.
Paketa parashikon mbi 1 miliard dollarë ndihmë për Kievin, si dhe deri në 8 miliardë dollarë kredi direkte për mbështetjen e ekonomisë dhe mbrojtjes ukrainae.
Ajo përfshin gjithashtu sanksione të reja ndaj Rusisë, duke goditur sektorët financiarë, energjetikë dhe të minierave, si edhe zyrtarë rusë.
Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Olha Stefanishyna, e cilësoi votimin si nje hap të rëndësishëm që dëshmon vazhdimin e mbështetjes dypartiake për Ukrainën.
Megjithatë, që projketligji të bëhet ligj, duhet të miratohet edhe nga Senati, ku drejtuesit republikanë deri tani kanë shmangur hedhjen në votim te nismave te ngjashme, duke pritur orientimin e Presidentit Trump.
Edhe në rast miratimi, kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet ta vërë veton.
Që nga rikthimi i Donald Trump në presidencë në janar të vitit 2025, ndihma amerikane për Ukrainën është ngadalësuar ndjeshëm, ndërsa negociatat për paqe mes Kievit dhe Moskës vazhdojnë të mbeten pa rezultat.

