Një 22-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se në orët e para të 14 shtatorit është zënë në pritë nga pesë persona në rrugën “Bllagoja Toska”. Sipas tij, njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht dhe më pas i kanë marrë para. Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rastit.


