EDHE 24 ORË! Kosova mban frymën – nesër verdikti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Vetëm edhe 24 orë kanë mbetur deri në momentin kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës pritet të shpallin vendimin pas një procesi të gjatë gjyqësor, transmeton klankosova.tv.

Katër ish-krerët e UÇK-së janë përballur prej vitesh me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për të gjitha pikat e aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, katërshja është deklaruar e pafajshme.

Në Kosovë, pritja për verdiktin është shoqëruar me emocione të forta. Në disa qytete është vendosur edhe “Ora e Pritjes”, si simbol i numërimit mbrapsht deri në ditën e vendimit.