Një flamur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në Ambasadën e Kosovës në Hagë, vetëm 24 orë para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Vendosja e flamurit vjen 24 orë para ditës kur në Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gjykata ka konfirmuar se shpallja e aktgjykimit është caktuar për këtë datë.
Në Hagë tashmë kanë nisur aktivitetet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se aktivitetet e saj janë zhvendosur nga Kosova drejt Hagës, ku pritet të zhvillohet edhe “Nata e Pritjes”.



