Një sukses i jashtëzakonshëm akademik vjen nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Edon Rexhepi është shpallur studenti më i mirë i gjeneratës 2022–2026, duke përfunduar studimet me notën mesatare maksimale 10.00.
Ky vlerësim u bë në kuadër të manifestimit solemn të ndarjes së diplomave për studentët që përfunduan ciklin e parë të studimeve në Fakultetin Ekonomik të këtij universiteti.
Arritja e Edon Rexhepit përbën një dëshmi të përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe rezultateve të larta gjatë gjithë periudhës së studimeve.
Të përfundosh studimet me mesatare 10.00 dhe të shpallesh studenti më i mirë i gjeneratës është një arritje që meriton vlerësim të veçantë, jo vetëm për vetë studentin, por edhe për familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij akademik.
Suksesi i tij është një shembull motivues për të rinjtë dhe studentët e tjerë, duke dëshmuar se puna, këmbëngulja dhe përkushtimi mund të sjellin rezultate të jashtëzakonshme.
Fakti Ditor i uron Edon Rexhepit suksese të mëtejshme në karrierën profesionale dhe akademike!


