Fajtore për rrugën e ndërprerë europiane sipas Mickos na qenka Bullgaria, e cila nuk e njeh gjuhën maqedone dhe identitetin kombëtar maqedon duke bërë presion në Bruksel që bullgarët të përfshihen në preambulen e kushtetutës së Severnistanit.
Këto janë kërkesa të papranueshme për premierin Micko, i cili thotë se para presionit bullgar që ne të heqim dorë nga identiteti kombëtar ne do heqim dorë nga rruga europiane për të mbrojtur dhe ruajtur identitetin kombëtar.
Të mbrosh identitetin kombëtar është detyrë kombëtare, por të ankohesh se Bullgaria nuk e njeh identitetin tënd kombëtar ( mbase bullgarët kane të drejt kur thonë se gjuhë maqedone nuk ka, ajo është dialekt bullgar dhe komb maqedon nuk ka, ata janë sajesa të druže Titos), duke bërë të njëjtën gjë po me ato metoda mohuese ndaj gjuhës shqipe, të cilën e njeh përmes shifrës së turpit si 20% është gjenocid kulturor!
Mbajtja e nofkes ofenduese të 20% në kushtetutë nuk është për shkak të mosha pjesë së ndryshimeve kushtetuese dhe si kundër përgjigje e kushtit bullgar por është pjesë e strategjisë shoviniste të mohimit dhe denigrimit nga ana e autoriteteve shoviniste sllavo-maqedone ndaj gjuhës shqipe në trojet e tyre.
Në këtë valle të antishqiptarizmit dhe të gjenocidit kulturor dhe identitar te gjuhës shqipe kane marrë pjesë të gjitha partiçkat tona pa përjashtim, duke e miratuar nga MO dhe në kushtetutë nofkën e turpit si 20% per gjuhën shqipe dhe jo me emrin e saj krenar si gjuha shqipe, denoncim baba den ne këto troje që nga Iliria e lashtë dhe deri më sot.
Nuk na ka faj Bullgaria per ngecjen dhe bllokimin e rrugës europiane druže Micko, faji qëndron te ju, ai është kolektiv dhe individual.
Ti dhe komitët e tu e keni drejtuar timon nga Beogradi dhe Moska, duke e shmangur Brukselin ju po ndiqni rrugën e djallit, ndaj fajin gjeni në mesin tuaj!
Medai Shaholli


