Kosova mbi politikën ditore, interes kombëtar për të gjithë shqiptarët!

Në Kosovë po zhvillohet një fushatë elektorale intensive, ku partitë politike dhe koalicionet janë të përqendruara maksimalisht për të fituar qoftë edhe një ulëse më shumë në Kuvend krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Lufta për pushtet duket tepër serioze. Nga dinamika dhe hovi që kanë marrë subjektet politike,koalicionet krijohet përshtypja se pushteti shihet si gjithçka, sikur të jetë çështje “të jesh apo të mos jesh”.

Reklame

Por, për dallim nga ne shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ata kanë shtetin e tyre, institucione funksionale dhe garojnë për mënyrën e qeverisjes së shtetit.

Nga distanca, për ne ndoshta ka më pak rëndësi se kush fiton, sepse pothuajse të gjithë premtojnë të njëjtat gjëra: një jetë më të mirë për popullin e Kosovës.

Ajo që neve na lë më shumë përshtypje është fuqizimi i shtetit të Kosovës, forcimi i bashkëpunimit me pjesët tjera shqiptare dhe rritja e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa politika ditore, akuzat dhe shantazhet mes tyre, për neve nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe jemi mësuar. Ne e shohim Kosovën si shtetin e dytë shqiptar, që duhet të ecë drejt një të ardhmeje të suksesshme mbarëkombëtare.

By admin7