Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë reaguar pas konferencës së sotme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, duke deklaruar se asnjë gjë e re nuk u tha në të.
Sipas FKQ-së, fermerët po presin rifillimin e marrjes së qumështit, më ç’rast u bë thirrje për publikim urgjent të rezultateve të mostrave të marra nga qumështorja Vita.
“Pse i tërë ky hezitim? Po e përsërisim, në të kundërtën mos-grumbullimi do të pasojë me një protestë të paparë në Prishtinë. Lutje publike, publikoni rezultatet për mostrat e muajit prill dhe muajit maj 2026, në mënyrë të shmanget një situatë e pakëndshme për gjithsecilin” thuhet në paralajmërimin e Fermerëve.
Nga ana tjetër, shumë fermerë kanë derdhur qumështin e grumbulluar, në shenjë revolte ndaj situatës së krijuar.



